Në kërkim të berberit, nuk ofrohet shërbim për klientët
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2020/04/berberet.jpg)
Sallonet e bukurisë për gratë dhe për burrat janë në listën e bizneseve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e koronavirusit.
Mbyllja e tyre u vendos që në momentin e parë të shtetrrethimit. Berberët shprehen se telefonatat e klientëve kanë qenë të shumta.
Por kujdesi për veten e tyre dhe të familjes ka bërë që të mos u përgjigjen kërkesave.
“Edhe na marrin njerëzit në telefon, do qethemi. Që kur ka dhënë urdhërin qeveria unë e kam mbyll dyqanin.”
“Telefonata ka pasur pothuajse përditë, ka hatërmbetje nga klientët”.
Ata thonë se u sugjerojnë qytetarëve të qethen në kushte shtëpie.
Sa i përket pagës së luftës ata shprehen u është aprovuar, por shuma është e pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha shërbimet ndaj familjes dhe biznesit.
“Pagën e luftës unë nuk e kam marrë akoma por 26 mijë lekë të reja është e papërfillshme”.
Por në këtë situatë, veç halleve të tyre, berberët qajnë dhe hallet e pamjeve të personave publik.
“Problemi ka qenë me njerëzit që janë publik si gazetarë”.
![Ora News - Në kërkim të berberit, nuk ofrohet shërbim për klientët](https://i.ytimg.com/vi/WaoefbqZMEg/maxresdefault.jpg)
/Ora News