Në kërkim të nënës që t’u lindë fëmijën, çiftet paguajnë deri në…

Një nga vendet më të vafra të Europës, është duke u bërë vendi ku shkojnë njerëzit e dëshpëruar për të gjetur një nënë zëvendësuese që t’u lindë fëmijën e tyre. Ai vend është Ukraina.

Ana ishte 18-vjeçe kur mësoi se mund të përdoreshin nëna zëvendësuese për të pasur fëmijë nga një lajm në televizion. Sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe kishte planifikuar të punonte në një hotel të vogël në qytetin e saj të vogël në perëndim të Ukrainës, ku turistët vinin për të parë një kështjellë mesjetare.

Ajo nënshkroi një kontratë me një çift nga Sllovenia që nuk mund të kishte fëmijën. Ana ishte me fat: emrioni u fut në mitrën e saj, por prej andej nisën dhe problemet. Klinika u tërhoq prej saj; kishte raste kur nënat zëvendësuese kishin probleme shëndetësore ose komplikime ose nuk ishin diagnostikuar në mënyrë korrekte….Megjithatë, fëmija që ajo mbajti lindi e shëndetshme, por eksperienca e parë e bëri Anën shumë të kujdesshme më pas.

Ajo është paguar deri në 20 mijë dollarë për të mbajtur fëmijën. Ana ka rënë dakord për të jetë nënë zëvendësuese këtë herë për një çift japonez.

SHKARKO APP