Në kërkim të vaksinës kundër Covid-19. A do të munden njerëzit më të varfër të vaksinohen?

Achal Prabhala and Kate Elder, The Guardian

Vaksinat për Covid do të jenë gati së shpejti, miliarda dollarë po përdorën tek 100 vaksina kandidate për Covid dhe 13 prej tyre janë duke u testuar tek njerëzit.

Por a do të mund të vaksinohen vendet me të varfëra në botë?

Kjo është një pikëpyetje për më shumë se gjysmën e  popullsisë së botës.  Nëse nuk arrijmë ti japim një përgjigje kësaj pyetjeje mund të kemi miliona viktima.  Nëse pyesim kompanitë farmaceutike se si do të sigurojnë vaksinat Covid-19, ata përgjgjen “Gavi”. Edhe nëse vazhdojmë të pyesim  qeveritë më të pasura në botë se çfarë do të  bëjnë për të siguruar barazi globale, dhe ata do të thonë “Gavi”, raporton abcnews.al

Gavi, Aleanca e Vaksinave, një partneritet 20-vjeçar publik-privat  beson se marrëdhënia e përbashkët  e tregjeve dhe filantropia do të mundësojnë vaksina për të gjithë botën. Në fakt numrat janë mbresëlënës: çdo vit, Gavi zhvillon 500 milion doza vaksinash kundër 17 sëmundjeve të ndryshme. Shuma e parave të mbledhura në Gavi janë po aq mbresëlënëse.

Në Samitin Global të Vaksinave të mbajtur në fillim të këtij muaji, Gavi mblodhi një rekord prej 8.8 bilion dollarësh. Me 330 milion paund  financim çdo vit për pesë vitet e ardhshme, qeveria britanike është donatori i tyre i vetëm më i madh, së bashku me vendet e tjera të pasura dhe Fondacionin Gates. Në samit, Gavi nisi iniciativën e tij më të re, një fond për vaksinat e ardhshme Covid-19 – Facility Covax  i cili fton vendet të investojnë për vaksinat e ardhshme, raporton abcnews.al

Marrëveshja e parë  e Gavit, një marrëveshje prej 750 milion dollarësh  amerikanë me AstraZeneca për 300 milion doza të vaksinës së mundshme të Universitetit të Oksfordit  u konfirmua si një angazhim nga industria për të përmbushur nevojat e vendeve më të varfra në botë.

Problemi është, ne dimë shumë pak për këtë marrëveshje sepse marrëveshja nuk është bërë publike. Ne as nuk e dimë të sigurt që të gjitha vaksinat e blera  kanë për qëllim të përdoren në vendet e varfëra. Ne  pyetëm AstraZeneca për këtë, por nuk morëm asnjë përgjigje.

Ekziston një  konsensus që personat më të prekshëm në botë nga koronavirusi të jenë të parët që do të marin vaksinat. E megjithatë, sipas një raporti të përgatitur për mbledhjen e bordit Gavi që fillon këtë javë,  duke përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile, vendet e pasura  mund të injorojnë kornizën e OBSH, ndërsa  vendet e varfra mund ta mbështesin atë. Sipas raportit, Gavi do t’i shpërndajë  vendeve të pasura vaksina të mjaftueshme duke llogaritur me përqindje popullsinë e tyre. Vendet e varfra, ndërkohë, do të mund të disponojnë vaksina vetëm për njerëzit me më shumë përparësi, raporton abcnews.al

Vendet e pasura mund të dhurojnë  vaksina nëse kanë më shumë se sa i duhen, por ne nuk e dimë se kur vendet e varfra do të mund të përfitojnë vaksinat: a do të jenë në të njëjtën kohë me vendet e pasura, apo kjo do të ndodhi  pasi vendet e pasura të kenë vaksinuar popullsinë e tyre.

Përsëri këto pyetje nuk morën përgjigje nga Gavi.

Kjo vë në dyshim çështjen thelbësore që Gavi adresoi në fillim: qasje të barabartë në shpërndarjen e  vaksinave. Në shumë mënyra, Gavi ka ndihmuar në krijimin e problemit që tani po përpiqet ta zgjidhë. Tre dekada pas shpërndarjes së ilaçeve dhe vaksinave për njerëzit e varfër, ata kanë zbuluar problemin dhe zgjidhjen: rregulla mbi vaksinat në industrinë farmaceutike, të zbatuara përmes patentave, të cilat, kur pezullohen, rezultojnë në ulje të çmimeve dhe në rritje të furnizimit. Vendet dhe organizatat e pasura që financojnë Gavi janë po aq fajtorë: SH.B.A., Britania e Madhe dhe BE kanë angazhuar miliarda drejt hulumtimit të vaksinave, pothuajse të gjitha kanë shkuar në kompani private farmaceutike  pa asnjë kusht për t’i parandaluar ata nga monopolizimi i vaksinave të tyre., raporton abcnews.al

Gavi ka dështuar në negociatat për kontrollin e fondeve mbi vaksinat.

Çmimet e papërballueshme janë vetëm një pjesë e problemit; në këtë pandemi, furnizimi me vaksina është një sfidë e madhe.

Ne jemi përpjekur në krijimin  e vaksinave të mjaftueshme për të gjithë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse vaksinat do të zhvillohen. Pamundësia e Gavit për të zgjidhur këtë problem, ose të përpiqet për të gjetur një zgjidhje, është shqetësuese.

Kompanitë farmaceutike thonë se nuk do të fitojnë para dhe se do të furnizojnë vendet me vaksina me një kosto të përballueshme. Drejtuesit e vendeve të pasura (përveç SH.B.A.) kanë bërë deklaratat e duhura sipas tyre në lidhje me qasjen e barabartë në shpërndarjen e vaksinave. Megjithatë, ata po përpiqen të jenë  pjesë e  marrëveshjeve të shumëfishta  për tu furnizuar me më shumë vaksina sesa do të kenë nevojë vërtet, raporton abcnews.al

Gavi mund të ndryshojë rregullat e lojës dhe ta kthejë vaksinën Covid-19 në një të mirë publike globale. Mund të kërkojë shumë më tepër nga kompanitë farmaceutike që financon, dhe mund të detyrojë të gjithë ekosistemin e vaksinave të bashkohet në një mekanizëm bashkëpunues  dhe pa diferencime. Kjo do të ishte lëvizja e duhur dhe duke vepruar në këtë mënyrë, Gavi mund të mbajë premtimin që i dha botës 20 vite më parë./abcnews.al

SHKARKO APP