Në këtë hotel, mund të flini me luanët
Harrojeni sfungjerin e këndshëm në dush pasi një hotel në Kent ka bërë një vaskë ngjitur me parkun e kafshëve të egra. Hoteli me pesë yje, “Port Lympne”, i jep mundësinë mysafirëve që të flenë, të gatuajnë dhe të lahen ndërkohë që luanët janë vetëm pak metra larg. Ky është i pari i këtij lloji që ka një xham të madh në secilën dhomë, i cili lejon klientët të shohin kafshët. Sigurisht që xhami është i fortë dhe mbron nga ndonjë sulm i mundshëm.