Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç

Fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën tre vjeçare, bazuar në reformat e reja të njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron.

Ndryshimi do t’i japë Francës një nga shkollat e arsimit të detyrueshëm me moshat më të vogla në Evropë.

Por kjo do të ndikojë vetëm në një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze tashmë zgjedhin të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën tre vjecare.

“Vetëm 2.4% e fëmijëve nuk janë të regjistruar në atë moshë”, tregojnë shifrat e qeverisë.

Presidenti Macron tha se ndryshimi kishte për qëllim të reduktonte pabarazinë në arsim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret jashtë shtetit kanë më pak gjasa të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshë të vogël.

SHKARKO APP