Në këtë vend, turistët do marrin gjobë nëse hanë në rrugë

Turistët në Firence do të paguanë 450 paund gjobë nëse kapen duke ngrënë në rrugë. Ligji i ri që hyri në fuqi të martën (4 shtator) ndalon ushqimin në katër rrugë të qytetit historik italian.

Bizneseve vendore në zonat e prekura u është kërkuar të vendosin shenja që paralajmërojnë vizitorët për këtë ligj. Aty lexohet: “Respektoni banorët, tregtarët dhe punëtorët e kësaj rruge”. Sipas “The Local” kufizimet do të jenë në vend nga ora 12 – 15:00 dhe midis 18:00 – 22:00. Zonat e ndaluara janë “Via de’ Neri”, “Piazzale degli Uffizi”, “Piazza del Grano”, “Via della Ninna”. Firence është i njohur për ushqimet e mira dhe është vlerësuar si qyteti që bën sanduicet më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?