Në kulmin e pandemisë botërore, organizuesit tregojnë se ç’do të ndodhë me Festivalin e Filmit në Cannes

Në kulmin e pandemisë botërore të koronavirusit, Festivali i Filmit në Cannes në Francë nuk do të zhvillohet në vitin 2020, të paktën jo në formën e tij fillestare. Kështu deklaruan organizatorët, të cilët shpresojnë të jenë në gjendje të specifikojnë shpejt se çfarë mund të ndodh me eventin kinematografik.

“Ne kemi vërejtur se shtyrja e parashikuar në fund të qershorit, ose në fillim të korrikut, për edicionin e 73-të të Festivalit të Filmit, nuk është më e mundur në këtë datë”. I planifikuar fillimisht për maj, eventi ishte shtyrë për një periudhë të mëvonshme. Por, të gjitha ngjarjet me një audiencë të madhe tani do të ndalohen të paktën deri në mes të korrikut në Francë.

“Tani duket e vështirë të mendosh që Festivali i Cannes mund të organizohet këtë vit në formën e tij fillestare. Po bëhen konsultime për të studiuar të gjitha mundësitë për të mbështetur vitin e kinemasë, nëse mund të zhvillohet në një mënyrë ose në një tjetër. Shpresojmë që të jemi në gjendje të komunikojmë shpejt se ç’do të ndodhë me Cannes 2020”, -thanë organizatorët, shkruan “Le Monde”.

SHKARKO APP