Në mëngjes apo në mbrëmje – Ja kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit

Studimet e reja të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të gjakut në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.

Sipas tyre, një gjë e tillë ul rrezikun e sëmundjeve apo vdekjes së parakohshme si pasojë e tyre.

Koha E Duhur Për Pirjen e Ilaçeve
Ekspertët thonë se tensioni i gjakut ka një ritëm të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rritet gjatë ditës dhe në mbrëmje kur njeriu bëhet gati të flejë, ai bie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë se në mëngjes, tensioni është i lartë, njerëzit nxitojnë të marrin medikamentet.

Këto të fundit nxisin urinimin, një aspekt që i shtyn njerëzit t’i marrin barnat sa më herët.

Ndërkohë, me kalimin e moshës, tensioni i gjakut pëson një ndryshim që do të thotë qëndron i lartë edhe gjatë natës.

Kjo ndodh rëndom pas moshës 55 vjeçare.

Ky është një problem i madh sepse rrit rrezikun për atakun në zemër, trombozën dhe sëmundjet e veshkave.

Mbajtja nën kontroll e tensionit natën është po aq e rëndësishme për uljen e këtij rreziku.

Ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.

Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni nuk duhet të ndryshojë regjimin me kokën e tij por vetëm duke u konsultuar me mjekun.

Ushqimet që Rrisin Tensionin e Gjakut
Më poshtë, do të gjeni listën e ushqimeve që kanë tendencën të rrisin tensionin e gjakut.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroËeb.org, një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.

Picat e ngrira
Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë kripë.

Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.

Turshitë e gatshme
Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë.

Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla.

Alkoli
Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.

Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.

Ëmbëlsirat e paketuara
Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.

Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.

Pijet energjike
Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.

Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike./agroweb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?