Në mes të pandemisë, vidhet piktura e Van Gogh

Kur bota është ”pushtuar” nga pandemia e Covid-19, një lajm i çuditshëm mbërrin. Një pikturë e njohur e Van Gogh-ut u vodh mbrëmjen e djeshme nga një muze i famshëm holandez, gjatë orëve që në fuqi kishte hyrë ndalim qarkullim për shkak të epidemirsë së koronavirusit. Piktura “Lentetuin” ose e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger. “Jemi shumë të nevrikosur dhe mërzitur për këtë ngjarje të rëndë” deklaroi drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os në një konferencë për shtyp ku dha lajmin për vjedhjen e pikturës së piktorit të njohur.

SHKARKO APP