Në ndihmë të hetimit për viktimat e korrupsionit në ndertim
Nga Zef Preçi –
Edhe pse personalisht jam pesimist se nga hetimet e nisura ne Durres dhe zonat e tjera te prekura nga termeti i 26 Nentorit 2019 mund te kete vertet nje fillim te ndeshkimit te abuzimeve ne menaxhimin urban, respektimin e kuadrit ligjor ne fuqi, etj., po bej nje sugjerim publik per organin e akuzes.
Nisur nga studimet tona mbi korrupsionin dhe kapjen e shtetit, por edhe nga pervoja e vendeve te tjera, rezulton se interesat publike jane cenuar dhe cenohen me rende se me gjithcka tjeter nepermjet akteve ligjore dhe nen-ligjore qe mundesojne veprimet korruptive dhe pandeshkueshmerine e personave pergjegjes per cenimin e ketyre interesave. Per kete mjafton nje “shetitje” mbi kuadrin ligjor ne fuqi per pronat dhe kadastren per te kuptuar se lobet perfituese politike dhe te biznesit, perndryshe oligariket e sotem, jane “kujdesur” qe te injorojne interesat legjitime te pronareve, i kane kthyer ata de facto ne ish-pronare, kane shtyre ne kalendat greke kompensimin e tyre si dhe kane krijuar terrenin qe perfituesit t’i pronesojne trojet dhe tokat qe nuk jane te tyre, t’i “zhvillojne” ato, t’i tjetersojne duke u pasuruar brenda nje kohe rekord dhe pastaj edhe te cvendosen madje edhe ne fusha te tjera biznesi duke i lene pronaret te plaken dyerve te gjykatave si preja kryesore e sistemit te kalbur juridik te vendit.
E tash te vijme te problemi i dites dhe sugjerimi im. E ftoj prokurorine qe te hetoje evoluimin e kuadrit rregullator ne fushen e ndertimit, me konkretisht pjesen qe ka te beje me percaktimin e numrit te kateve (lartesite) e ndertesave, zvogelimin e distancave ndermjet godinave te banimit/biznesit dhe te ketyre te fundit nga rruget publike, etj. E njejta gje mund te thuhet edhe per kuadrin ligjor per ndertimet ne zonat kenetore, reren e plazheve, zonat e mbrojtura, etj. Kujtoj se edhe ne regjimin e shkuar – saktesisht qysh ne vitin 1964 – per kete sektor ka patur rregulla te shkruara qarte, sigurimi i te cilave dhe ndjekja e evoluimit te legjislacionit prej asaj kohe eshte plotesisht e mundshme. Ose cilido qytetar i ketij vendi mund te pyese se perse nuk ka perfunduar edhe sot e kesaj dite rregjistrimi i pasurive te patundshme, madje as i atyre qe jane ne pronesi te shtetit… A mund te kete shperdorim me te madh detyre nga zyrtaret e larte se sa ruajtja e status quo-se?
Nese prokuroria do te bente kete duke zgjeruar objektin e hetimit te nisur, edhe pse pjesa me e madhe e kuadri ligjor ne fushen e ndertimit eshte “vulosur” ne Kuvendin e Shqiperise, nuk do te jete e veshtire per te kuptuar se cfare interesash okulte perfaqesojne nje pjese e mire edhe e atyre qe jane sot ne ate salle. Po keshtu edhe “kultura e pandeshkuesherise” fillon te marre fund dhe kursehen jetet e njerezve, duke dhene shpresa se ky vend mund te behet i jetueshem per ta.