Në prag të festës së Pavarësisë 

“Pas një fjale të shkurtër më 28 nëntor 1912, Plaku i Vlorës Isamil Qemali së bashku me 40 delegatët e ardhur nga të gjithë qytetet e Shqipërisë vendosën me vullnet të lirë që Shqipëria të ishte më vete”…. shënim i atyre ditëve.

Dy ditë më parë me inisiativën e Assamblyman Mark Gjonaj në një nga ambjentet e Zyrave të tij në Bronx u mbajt takimi i parë mes organizatave jo qeveritare për të biseduar rreth pregatitjeve për festën e pavarësisë së Shqipërisë. Morën pjesë individë e përfaqësues shoqatash dhe NGO-ve të ndryshme që veprojnë në New York, New Jersi e më gjerë.

Pjesëmarrëse ishin gjithashtu  The Women’s Organization “Hope & Peace” përfaqësuar nga dy bashkëthemelueset zonjat Mimoza Dajçi dhe Merita Shkupi, ish ambasadori në Turqi gjatë qeverisë së Partisë Demokratike, shkrimtari dhe publicisti Skënder Shkupi, ish i persekutuari politik,  veprimtari i njohur në diasporë Z. Muhamet Omari, Znj. Vera Mjeku dhe Z. Ismer Mjeku, Znj. Znj. Lisa Nrekiç, zotërinjtë Val Nikçi, Gjergj Dedvukaj, Agim Sheji, etj, Shoqata “Mother Teresa”, “Albanian Media”, Fondacioni “Plave dhe Guci”, “Rugova Association”, “Albanian American Educators”, Organizata “Malesia Madhe”, Fondacioni “Don Simon Filipaj”, Shoqata e Grave “Marigona” nga New Jersi, Shoqata Atdhetare “Kraja”, “Puka Community Organization”, Asambli “Bashkimi Kombëtar”, “Sons of Illyria” New York, Z. Ilir Fundo një nga mbështetësit kryesorë të fushatës elektorale të Z. Mark Gjonaj qysh në fillimet e tij, etj.

Takimin e hapi Assamblyman Z. Mark Gjonaj, i cili pasi falenderoi të pranishmit kaloi në temën e ditës, siç ishte pregatitjet për pavarësinë e Shqipërisë.

Një muaj dhe festa është në prag, megjithatë të gjithë ishin të pregatitur me pyetje, biseda rreth parapregatitjeve festive.

Nga diskutimet mes bashkathetarëve u fol për këtë rast, për një pjesëmarje më të madhe se vitin e kaluar, ku festuan në anijen turistike “Majesty Jacht”Pier 81, në Manhattan 900 persona. Edhe pse ajo festë e magjishme kaloi gëzueshëm dhe madhështore si e tillë qysh prej vitit 1986 në New York, përsëri disa organizata kishin pakënaqësitë e tyre, pasi shumë anëtarë të tyre kishin mbetur pa ardhur në festën e pavarësisë, sepse anija ishte përllogaritur që brenda saj të lundronin jo më shumë se 900 persona.

Po sot, ndërkohë që këtë vit priten të vinë edhe mysafirë nga shtete të largëta të Amerikës. Pra doli si pikë kryesore gjetja e një ambjenti me hapësire më të madhe, e kapacitet mbi 1500 persona e sipër gati 2000. Z. Gjonaj menjëherë u vu në lëvizje duke kontaktuar lokale apo restorante të këtyre kapaciteteve, data 26 nentor 2016 u caktua per tu mbajtur festa e pavaresise, por bisedat përsëri u lanë të hapura për takime të tjera, ku do të flitet për mënyrën e organizimit, koncertit, moderatorëve, ushqimit etj.

Pas Z. Mark Gjonaj, seicili i pranishëm në këtë takim dha mendimin e tij personal, ose grupimit që përfaqësonte. Sipas organizatorëve e rëndësishme është se kjo festë nuk ka senc-in e përfitimit, si edhe vjet që u ndanë biletat nga 25 dollarë personi, pra mbahet për të qenë të gjithë shqiptarët së bashku e për të festuar një ditë në vit të bashkuar Festën e Pavarësisë së Shqipërisë. m.d, Bronx NY.  Mimoza Dajçi

SHKARKO APP