Në pritje të drejtësisë, Saimir Tahiri “arratiset” në natyrë: Deri te Jaho Xhebra
sh-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë pas për pak momente përballjen me drejtësisë për t’u “arratisur” në natyrë duke iu gëzuar kështu pushimeve verore.
Ditën e sotme Tahiri ka ndarë disa foto nga natyra piktoreske në jug të vendit.
“Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra”, shkruan Tahiri krah fotos.
Ish-ministri i ka pasur të rralla daljet publike duke u fokusuar në gjyqin, procesin e të cilit përmes një mesazhi të koduar e ka quajtur politik.
Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi sipas saj ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.
Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Prokuroria është kontradiktore në konstatimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.
Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
/abcnews.al