Në shtetin ku rinia ”vuan” nga lumturia

Danimarka është renditur vazhdimisht në krye të klasifikimeve si vendi më i lumtur i botës. Qeveria e qëndrueshme e saj, përfitimet e majme nga sigurimet shoqërore dhe pabarazia relativisht e ulët e të ardhurave janë ato që përvijojnë imazhin e perfeksionit, të bashkëngjitur vendit nordik.

Së fundi, të rinjtë danezë kanë ndierë një trysni të pazakontë për ta: nevojën për të qenë edhe më të lumtur. Autori danez, Svend Brinkmann argumenton se gjëja më e mirë që rinia mund të bëjë në këtë rast është të përpiqet t’i rezistojë presionit për të qenë të gëzuar e të kënaqur gjithë kohën dhe të praktikojnë edhe “Jo”-në, sepse u bën mirë.

“Jeta nuk është gjithmonë shumë mirë, sepse nuk mund të jetë ashtu pambarishmisht”, vazhdon shkrimtari. Danimarka është kthyer në simbolin e lumturisë dhe paqes.

SHKARKO APP