Në tren bashkë me kalin, por fermeri nuk ia arrin qëllimit!

Një fermer u përpoq të përdorte linjën hekurudhore për të transportuar përveç vetes edhe një kalë. Ngjarja ndodhi në një rajon të Austrisë.

Udhëtari që në mediat lokale u quajtur Benni, bëri bëri dy përpjekje për të sjellë shokun e tij të udhëtimit të pazakontë, të quajtur Frieda në tren, por atij ju tha se kali do të duhej të largohej.

Treni i parë në stacionin Bad Mitterndorf në Austrinë qendrore nuk e lejoi atë në bord, ndërsa shoferi i dytë nuk pranoi të largohej nga stacioni derisa kali të dilte nga treni.

Fotot e ndara në mediat sociale treguan shokët e tjerë që qeshin dhe fotografonin kafshën, ndërsa treni në qytetin Attnang-Puchheim priti në platformë, njoftoi gazeta OÖN.

/

 

SHKARKO APP