Në vaskat e Karaburunit, ku rritet koca dhe levreku (VIDEO)

Në këto ujëra kristal të pastra të gjirit të Vlorës rritet peshku që furnizon një pjesë të madhe të tregut vendas dhe të huaj. Këtu janë të punësuar dhjetëra persona duke e bërë gjirin e Vlorës një zonë që gjeneron të ardhura për sektorin e peshkimit.

Aquakultura, apo rritja e peshkut në rezervate po kthehet në një industri të stabilizuar, ku janë të punësuar qindra persona. Në gjirin e Karaburunit në Vlorë janë me dhjetëra vaska peshkimi që merren me rritjen e Kocës dhe Levrekut. Dy produkte mjaft të kërkuara, si brenda dhe jashtë vendit. “Për këta peshkatarë dita ka nisur me ardhjen e rasatit të peshkut, i cili ka mbërritur me anije nga Franca” thotë Muharren Jazaj administratori i një ferme peshku në gjirin e Vlorës.

Pasi rasati hidhet në vaskat që gjenden në det, nis dhe rritja e tij e cila zgjat deri në 17 muaj derisa sa ky peshk të arrijë peshën për të dalë në treg. Në këtë fermë, gjatë një viti prodhohen 1 mijë ton peshk , ku 2/3 e prodhimit shkojnë për eksport në vende të BE si Italia, ku kërkesa e standardeve është mjaft e lartë.

Fermat e peshkut në gjirin e Vlorës janë specializuar tashmë në rritjen e koces dhe levrekut në thellësi, atje ku rrymat mundësojnë një qarkullim të madh të ujit. Kjo gjë ka bërë që produkti të jetë mjaft cilësor.

Peshku i rezervatit - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP