Neglizhenca e të moshuarve, psikiatrja: Ja si duhet të sillemi me ta

Psikiatrja Ariana Rreli, e ftuar në A2, ka treguar se si duhet të sillemi me të afërmit e moshuar të cilët e kanë të vështirë t’i binden masave shtrënguese që janë marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

”Vihet re që mosha më e rrezikuar nuk po i bindet masave shtrënguese. Është brezi që e konsideron veten shumë të fortë, që “ka parë edhe më keq”, por jemi ne që duhet t’i ndërgjegjësojmë, pasi me problematikat e shëndetit që ata kanë, duhet të qëndrojnë brenda shtëpisë. Duhet të kujdesemi për ta nga larg, sepse edhe ne jemi burim që mund t’i infektojmë”.

Në lidhje me sjelljen që duhet të kemi me fëmijët, psikiatrja deklaroi: “Duhet të marrim pjesë në lojërat e tyre, t’i kontrollojmë përdorimin e celularit dhe televizorit. Duhet t’ia minimalizojmë asocializimin që na imponojnë kushtet”.

SHKARKO APP