Nëna afgane në provimin universitar me beben në krahë, fotoja bën xhiron e botës
Jahantab Ahmadi është 25 vjeçe dhe ka tre fëmijë. Por kjo nuk e ka penguar të atë të studiojë në universitet. Pra, me fëmijën më të vogël në krah, ajo u fotografua gjatë plotësimit të fletëve të provimit.
Imazhet e nënës afgane, që synon një arsimim akademik dhe që njëkohësisht mban një fëmijë në krahë është bërë virale.
Fotoja është bërë nga profesori i universitit në Afganistan, Nasir Khusraw, i cili e ka postuar në Facebook shkruan Tg.com.
E prekur nga kaq shumë mbështetje në rrjet, nëna e re, Jahantab Ahmadi, nga një fshat i largët në provincën Daikundi, tha për AFP: “Unë nuk dua të heq dorë nga studimet e mia, dua të punoj larg shtëpisë, unë dua të bëhem mjeke dhe t’i shërbej grave në komunitetit tim.