Nëna me 2 vajzat frekuentonin Ungjillorët? Pastori: Bibla e dënon vetëvrasjen, nëse do e predikonim ky besim s’do kishte të ardhme
Përfaqësues të bashkësisë ungjillore dhe pastori Ylli Doçi kanë folur sot për mediat pas dëshmisë së 34-vjeçares Blerta Josifi, e mbijetuara e aktit ekstrem të vetëflijimit në Kombinat, që humbi nënën dhe motrën.
Blerta ka deklaruar se kishin ndjekur Kishën Ungjillore por se ishin shkëputur 2 vite më parë. Deri tani familjarët dhe prokurorët dyshojnë se besimi i tyre i ka çuar drejt këtij akti pasi besonin tek ringjallja.
Por pastori Doçi tha se Bibla e dënon aktin e vetëvrasjes dhe nëse do të ishte se Kisha Ungjillore do predikonte vetëvrasjen, ky besim nuk do kishte të ardhme.
Pastori deklaroi se çdo fe beson te ringjallja, por se e dënojnë vetëvrasjen.
“Ne si përfaqësues u informuam për familjen Josifi dhe për tragjedinë e tyre. Me këtë rast ne duam të ngushëllojmë të afërmit për humbjen e pakuptim të jetëve në izolim dhe shërim të plotë të vajzës së mbijetuar. Vërejmë një fenomen të rrezikshme në media të shkaqeve jo materiale të vdekjes së tyre duke implikuar vrasjen me fenë. U tha në fillim se ishin dëshmitarë të Jehovait. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjallje dhe vetë ideja e ringjalljes është faktor inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes.
Shërbesat e Kishës Ungjillore, i keni çdo ditë. Të vajtojmë jetët e humbura dhe të urojmë shërim të mbijetuar, pastaj të gjykojmë faktorët, t’i analizojmë me mençuri se pastaj do të mbrojmë harmoninë dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë që në këto ditë pandemia është e rënduar.
Një ungjillor vjen nga fjala ungjill, që do të thotë lajmi i mirë. Lajmi i mirë është që perëndia na do. Perëndia na do që dërgoi Jezusin. Ata që besojnë tek ai të kenë faljen e mëkateve. Ky besim është për jetën jo për vdekjen.
Vdekja e Jezusit është sakrifica për njerëzit që ne të jetojmë për jetën e atë që na është dhënë.
Kjo që ato kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vet, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, është dështim. Njerëzit vrasin vetën për shumë arsye. Në ato kanë qenë ungjillore ky është dështim i besimit ungjillor. Bibla e dënon vetëvrasjen. Perëndia nuk na krijoi ne që të marrim jetën. Po të ishte se besimi ungjillor do predikonte vetëvrasjen nuk do kishte të ardhme besimi. Mund të jenë deviacione të njerëzve, por duhen analizuar”, deklaroi sot Doçi.