“Nermin Vlora” në Itali

Nga Zenepe Luka

 Përsëri në rrugëtim Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”. Pasi kreu misionin në Austri, Slloveni dhe Kroaci, tashmë në Itali. Misionaret e tij, sërish ishin Margarita Xhepa Nderi i Kombit, Zenepe Luka, Vllasova Musta, Vitore Stefa Leka si dhe këngëtaret Luiza Rustemi Mara e Alida Hisku, ardhur nga Gjermania, gjithashtu pjesë e Fondacionit. Ishte një bashkëpunim i shoqatës “Nënë Tereza” në Pesaro me kryetar z. Fitim Kajo me Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, nën patronazhin e Federatës Nacionale të shoqatave shqiptare në Itali (FNAI), që e drejton Ndue Lazri, që bashkarisht organizuam mbrëmjen kulturore “Ajo dorë, që përkund djepin”, kushtuar gruas së shquar shqiptare në shekuj.

Kjo Federatë ka në gjirin e saj 28 shoqata, që nga arbëreshët në Kalabri e deri në Genova, Lecco të Milanos, Brescia, Padova, Treviso etj. Na këtë aktivitet kushte përfaqësues nga shoqata “Skenderbeg” në Fermo, themeluesi i saj z. Hamit Çorogjati, shoqata “Skenderbeg” në Senigaglia me kryetar Agur Muçaj, shoqata “Iliria” Macerata me kryerar Ervin Çakerri, shoqata “Shqiponja” në Reggio Emilia me kryetar Haki Maze, shoqata “Rinia” në Riva del Garda me kryetar Erio Korani, shoqata “Vatra” në Ala-Trentino me kryetar Sokol Abazaj, shoqata “Beselidhja” Rovereto me kryetar Miltjadh Ziu, shoqata “Grupi i valleve Shqiponjat” me kryetare Drita Gega, Forumi “Donne Indipendenti” nga Parma, shoqata e shkrimtarëve të pavarur” në Verona me kryetar Tonin Nikolli, grupi i valleve “Shtojzovallet” në Trentino me Cristina Xhakolli e Gentjana Isufi, që bënë sfilatën e kostumeve popullore të krijuara nga vetë Cristina dhe bashkëshorti i saj Italian, Renzo Bonafini.

 Federata FNAI ka hapur mbi 20 shkolla shqipe, ku mësojnë gjuhën shqipe mbi 500 nxënës, fëmijë të familjeve emigrante, që kanë lindur në Itali, duke realizuar në baza vullnetare, falë dashurisë e mallit për Atdheun. Mësojmë se Federata çdo muaj me shoqatat, që ka në gjirin e saj organizon nga 3 aktivitete me pjesëmarrje të gjerë të emigrantëve shqiptarë, me synimin për të mbajtur gjallë e përcjellë tek brezat traditat e vendit të tyre. Pra, në këtë event, ishin me ne gra e vajzë, përfaqësuese nga të gjitha trevat shqiptare. Me këtë rast, u organizua edhe ekspozita me botimet kushtuar figurave të grave të shquara të Kombit.

Ndue Lazri, Presidenti i FNAI, çeli aktivitetin me një surprizë, që vërtetë na befasoi të gjithëve. Pasi prezantoi pjesëmarrësit, praninë e grave të shquara, duke u ndalur tek aktorja Margarita Xhepa, tha: Me kryetaren e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, kam qëenë shoqe klase në degën e gazetarisë, bashkë kërcenim shumë bukur vals. Takohemi në këtë aktivitet të përbashkët, pas 45 vjetësh e ftoj të kërcejmë sërish valsin e rinisë.

Poetja Vllasova Musta, si edhe në herët e tjera, përcolli me mjeshtëri e dashamirësinë e saj, mesazhet, që përcjell ky libër, ku frymon gruaja e shquar shqiptare, që nga Mbretëresha Teutë në Iliri dhe deri në ditët e sotme. Ishte ky filli i një spektakli të pazakontë, që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Shpërtheu kënga e Alida Hiskut e Luiza Mara, interpretuan grupe valltaresh, veshur me kostume popullore që kishin udhëtuar qindra kilometra, për të qenë bashkë. Me interpretimet e tyre, sollën thesarin e vyer të kulturës nga të gjitha trevat e vendit të tyre.

Dehur nga ky entuziazëm, s’kish se si të mos përfshiheshim të gjitha në valle e këngë, që poeti Tonin Nikolli, të mos recitonte poezine e bukur , që i kish kushtuar nënës , që përloti të pranishmit. Vitore Stefa Leka, përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, anëtare nderi e këtyre shoqatave, u ndal tek kontributi i gruas shqiptare, tashmë e integruar tërësisht në Itali, për të ruajtur gjuhën e përcjellë traditat e Kombit te lashtë. Ndërsa Vitore Sallaku, Mjeshtër i Madh shpërndau me autograf librin e saj të fundit kushtuar bashkëshortit Artistit të Popullit Skënder Sallaku.

 Lotët e Margarita Xhepës

Nderi i Kombit Margarita Xhepa, themeluese e Fondacionit, si gjithmonë, nuk ndalet në interpretimin e poezive të autorëve shqiptarë, kushtuar gruas. Këtë herë ajo u përlot, jo nga forca e ndjenjës së interpretimit, as nga qindra foto që bëri me gra e vajza, burra dhe fëmijë të pranishëm aty, këto janë pjesë e jetës së artistes, Ishte çast prekës, kur drejt saj, vjen një grua, pikërisht Kristina Xhakolli, bashkëshortja e Renzos, mësuesja nga Berati, veshur me kostum popullor. I bie në gjunjë dhe I thotë:”Përulem me respekt përpara teje, artiste e madhe e vendit tim, sepse jam mëkuar me dashurinë për artin që në fëmijëri dhe sot, kam udhëtuar me ëndrra kilometra, vetëm e vetëm për të të parë, për të prekur dhe për të dhuruar këtë vazo me lule”.

Loti i aktores, foli më shumë, shprehu, atë që Ajo përjetoi e ndjeu, pas këtij xhesti, që preku të gjithë të pranishmit.

Italiani i dashuruar pas Shqipërisë

Të gjithave na tërhoqi vëmendjen një burrë i shkurtër, veshur me kostum kombëtar, që nuk ndalej, gjithë kohën në valle. Ndue Lazri na tregon se ai është shtetas Italian dhe quhet Renzo Bonafini, martuar me valltaren shqiptare Kristina Xhakolli. Bashkë ata janë të pranishëm në ventet dhe festat, që organizojnë shoqatat shqiptare. Jo vetëm kaq, por Renzo, në Roverereto, ku jetojnë, ai ka investuar duke krijuar Odën tradicionale të burrave me kostume kombëtare shqiptare, instrumente muzikore, prodhime të artizanatit artistik shqiptar etj. Kishte ngjashmëri me Renzo Falaschi, bashkëshorti i Nermin Vlorës, jo vetëm nga emri, fakti që ishin martuar me shqiptare, por për faktin se ishin të dashuruar me Shqipërinë. Shqiptarja Çota Luna, sozia e Claudia Cardinale, që ka bërë emër në art, që nuk e njeh vendi i saj.

Lumnie Hoti, Çota është mbiemri nga bashkëshorti, ndërsa Çota Luna, është emri i Artit. E takuam në këtë aktivitet dhe mësuam se jeton prej 20 vjetësh në Itali. Historia e saj, mund të përmblidhet në një roman shumëfaqësh, në një film me seri, por me pak rreshta, mund të themi se është gruaja e bukur, që ka sfiduar disa herë vdekjen, nëna e katër fëmijëve, që për shkak të biografisë së familjes, kreu punët më të rëndomta, për të rritur fëmijët e vetme, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit në moshë shumë të re. Ajo sfidoi vështirësitë e dhimbjet, që i solli jeta dhe falë bukurisë trupore, mençurisë dhe fatit, që i ngjan Claudia Cardinale, ka interpretuar disa filma. Nga viti 2012, jeta e saj e Artit filloi me Ben, me certifikatë zyrtare, e njohur me ligj në Itali si sozia e Claudia Cardinale, duke marrë disa çmime në festivalin e Sanremos. Luna Çota është edhe modele, ku ka marrë shumë çmime dhe së fundmi në Spanjë, që me vullnetin e saj përfaqësoi Shqipërinë, ku mori Kupën dhe u shpall Miss.

 Çota Luna, zë vend në kopertina revistash prestigjioze italiane, si Claudia Cardinale shqiptare, ndërsa Shqipëria e njeh shumë pak.

SHKARKO APP