Nëse bëni shumë selfie në ditë, atëherë rrezikoheni nga kjo sëmundje

Selfie tashmë është një “hobi” i njohur në mbarë botën e cila ka ecur paralelisht edhe me smart phonet e rinj dhe cilësinë e fotove të tyre.

Por sipas studimeve pasioni për këto lloj fotosh mund të kthehet në një sëmundje reale.

Universiteti i Nottingham-it në Britaninë e Madhe, ka arritur në konkluzion se dëshira e madhe për të bërë foto pa pushim është një patologji e vërtetë e pagëzuar me emrin “selfite”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lloj “sëmundje” prek dy njerëz në tre dhe kombinohet në mënyrë perfekte me zakonet tona të përditshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas studiuesve kjo lloj sëmundje ka tre shkallë:

1. Borderline në qoftë se bëni tre selfie në ditë

2. Akute nëse fotot që bëni i postoni në rrjetet sociale

3. Kronike, shkalla më e lartë, është kur gjithçka të del jashtë kontrollit dhe bën selfie 24 orë në 24.

Njerëzit mendojnë se duke bërë selfie çdo ditë të rritet vlerësimi për veten, të përmirëson humorin dhe eskpozimi në rrjetet sociale të integron në shoqëri por është vetëm një iluzion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?