Nëse bezdiseni kur tjerët e përtypin ushqimin, atëherë mund të jeni gjeni

Të bëhemi të sinqertë, askujt nuk i pëlqen ta dëgjojë personin afër vetes duke përtypur.

Por, ka disa njerëz që tejet mase bezdisen nga ky fenomen.

Megjithatë, duhet ta dini se kjo bezdisje mund të jetë për shkak të sëmundjes së quajtur mizofonia, e cila zhvillohet te 20% e njerëzve dhe i bën ata tejet të ndjeshëm ndaj zhurmave të caktuara, siç është përtypja e ushqimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta njerëz acarohen nga zhurma të cilat 80% e botës as që i vërejnë ndoshta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse i përkisni grupit të parë, mos u brengosni sepse mizofonia i ka avantazhet e veta.

Shkencëtarët amerikanë kanë shpjeguar se ata të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave të caktuara kanë tendenca të jenë më kreativë.

Zbulimet e tyre janë publikuar në revistën “Neuropsychologia”.

Pra, herën tjetër që e dëgjoni dikë duke u përtypur dhe dëshironi të bërtitni, merrni frymë thellë… gjenitë kreativë nuk e kanë lehtë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?