Nëse ke këto 5 gjëra, duhet t’i jesh mirënjohës/e jetës

Të jemi mirënjohës është diçka që të gjithë duhet ta bëjnë, por fatkeqësisht, në jetë më shumë ankohemi, pa i shijuar mirë momentet.

Ja përse në këtë artikull do zbulosh gjërat për të cilat duhet t’i jesh mirënjohës/e jetës. Do kuptosh se ke shumë në jetë dhe nuk ke qenë i/e ndërgjegjshëm/e për këtë.

1. Je gjallë

Po, është diçka e dukshme, por e harrojmë shpesh. Ke një jetë të cilën mund ta shfrytëzosh çdo ditë. Ke mundësinë për të shijuar gjërat më të bukura të jetës: përqafimin e dikujt që do, shijen e kafesë në mëngjes, zhurmën e shiut në një pasdite dimri.

Jeta është diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës çdo ditë.

2. Dikush të do

Secili nga ne ka dikë që e do dhe kujdeset. Mbase prindërit, mbase fëmijët, partneri/ja, apo edhe kafsha shtëpiake. Ndjen se dashuria që të rrethon është një ndër gjërat më të rëndësishme që mund të kesh në jetë dhe ajo që të bën të ndihesh me fat.

3. Ke një vend ku të jetosh

Kujtohu se jo të gjithë e kanë këtë fat. Nuk ka rëndësi nëse nuk është shtëpia jote (nëse është e jotja, urime!), por fakti se ke një shtrat për të fjetur, një vend të ngrohtë ku mund të kthehesh pas një dite të gjatë, një hapësirë për veten tënde, është një ‘luks i vërtetë’.

Ka njerëz që jetojnë në rrugë, që ftohen, që nuk kanë një pjatë të ngrohtë për të ngrënë. Duhet të jesh mirënjohës çdo ditë që ke një vend të cilën mund  ta quash ‘shtëpi’.

4. Mund të hash çdo ditë

Të hash çdo ditë, të darkosh jashtë, të shkosh për të parë një film në kinema. Këto janë gjëra të vogla që të bëjnë të jesh me fat në jetë, sepse janë detajet e vogla, ‘mbushur me shije’.

5. Po lexon këtë artikull

Nëse po lexon këtë artikull, mbase je në shtëpi, ke një kompjuter, lap top apo një smartphone. Je rehat, ke mundësinë për t’u argëtuar duke lexuar diçka në shtëpi.

Me siguri do diçka që nuk e ke tani. Është kaq normale të duash diçka më shumë gjithmonë. Kjo do të thotë të jetosh. Të jesh në kërkim të vazhdueshëm. Por është e rëndësishme të mos harrosh se ke gjithçka duhet për të qenë i/e lumtur.

SHKARKO APP