Nëse nuk njeh divanin legjendar, je shumë i vogël për këto foto
E kaluara mbetet pjesë e historisë tonë dhe shpesh na kaplon nostalgjia për objekte që na rikthejnë kujtimet e fëmijërisë.
Memorja e fëmijërisë ndoshta bëhet edhe më emocionale pasi në atë moshë nuk kishim asnjë preokupim, thjesht të luanim, hanim dhe flinim.
Janë disa gjëra që identifikojnë arredimet shqiptare vetëm me një shikim, siç janë këta divanë “legjendarë” të postuar nga revista “Anabel”.
Me dy rafte të vegjël anash, në të cilët nuk linim gjë pa futur, me një bazë dërrase sipër ku mamatë tona vinin çentro apo ndonjë qyp me lule nëse qëllonte dhe mbulesat me lule shumëngjyrëshe, ky është divani i jetës tonë!
Ky divan ishte gjithçka, shërbente për të fjetur, për të ngrënë, për të vënë rrobat, për të bërë detyrat, për të hekurosur dhe për të shkrepur fotografitë e famshme.