Nesër 8 Dhjetor. Përsëri klithmë nën rrënoja!

Nga Albina Deda –

Si ish-studente e asaj dite magjike por dhe si demokrate ndjehem perjete e bekuar qe perjetova dhe u bera pjese simbolike e saj.
Ishte dite e ftohte dimri te ashper kur gjarperinjt e gjakut pesuan tronditjen e madhe qe ju erdhi si termet dhe i beri te strukeshin nen rrenoja.
Azemi dhe studentet e intelektualet vizionare te ketij vendi shenjuan shekullin e ri…dhe i dhane emer epokes.
Sa vjen e ky emer do madhnohet.
Brezat qe vijne do ta ndertojne piedestalin e Azemit e dr. Berishes me shoke te palekundeshem e te perjetshem.
Por hijenat qe u struken ne rrenojat e rregjimit kalbesire dolen si gjarperinjte nga strofullat e tyre ne pranvere.
Dhe kurre nuk munguan e nuk rreshten te na helmojne pranverat dhe te gjitha stinet.
Dhe ja sot rezultati: Po shkojme si popull nen rrenoja qe na rezervon nje regjim i “ri”i cili eshte sjelles i fatkeqesise dhe rrenues i demokracise.
Termeti i 26 Nentorit ishte natyror por ne fakt eshte prelud i nje termeti njerezor i paralajmeruar nga instalimi i nje regjimi autokratik sulltanor.
E tani eshte koha te mbledhim prape fuqite e moralin njerezor e demokratik te shpetojme ç’ka ngelur per te shpetuar.
Koha nuk pret.
8 Dhjetori- klithme lemeritese dhe jo thjesht kujtese e apel! AD ✌️

SHKARKO APP