Nesër ndryshon ora, mund të jetë hera e fundit!

Natën ndërmjet të shtunës 27 dhe të dielës së 28 tetorit do të kalohet nga ora ligjore tek ajo diellore. Në orën 03:00 akrepat do të kthehen pas 60 minuta, duke na bërë të fitojmë një orë gjumë më shumë.

Por kjo mund të jetë hera e fundit: në fund të gushtit, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kishte njoftuar se donte të shfuqizonte ndryshimin e orës. Propozimi do të diskutohet së pari nga organet e tjera të Komunitetit dhe më pas nga shtetet individuale.

Kësisoj, ashtu si çdo vit, me 28 tetor, kur akrepat shënojnë orën tre, ato duhen kthyer pas për një orë për të treguar orën dy.

Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe këtë vit matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet ora verore.

Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

SHKARKO APP