Nestle nënshkruan marrëveshjen për të tregtuar kafenë Starbucks nëpër botë

Prodhuesi i Nespresso Nestle bëri të ditur të martën se ka nënshkruar një marrëveshje për të tregtuar produktet e gjigantit amerikan të kafesë Starbucks në mbarë botën, jashtë kafeneve të saj. Gjiganti zviceran i ushqimit Nestle, i cili gjithashtu prodhon edhe kafe të çastit Nescafe, kishte njoftuar në muajin maj se do të paguante rreth 7.15 miliardë dollarë ose (6.13 miliardë euro) për të pasur akses në tregtimin e kafeneve të Starbucks në nivel global.

Sipas marrëveshjes, rreth 500 punonjës të Starbucks në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë do të bashkohen me Nestle, tha kompania zvicerane në një deklaratë.
“Me Starbucks, Nescafe dhe Nespresso ne sjellim së bashku markat më të larmishme të kafesë në botë”, tha themeluesi i Nestle Mark Schneider.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer midis dy ekipeve rezultoi në një përfundim të shpejtë të kësaj marrëveshjeje, e cila do të hapë rrugën për të kapur mundësitë e mëtejshme të rritjes”, shtoi ai. Sipas deklaratës, marrëveshja do të rrisë ndjeshëm portofolin e Nestle në Amerikën e Veriut. Bloomberg tha se Nestle ka luftuar në SHBA për vite me radhë.

Nën udhëheqjen e Schneider, Nestle ka bërë kafe një prioritet kyç në strategjinë e saj të rritjes, veçanërisht në SHBA. Themeluesi i Starbucks Kevin Johnson tha se firma e tij është vendosur gjithashtu për një nxitje të madhe në marrëveshje. “Sjellja e shitësit më të madh në botë të kafesë, kompania më e madhe e ushqimit dhe pijeve në botë dhe baza më e madhe dhe më e shpejtë në botë e instaluar në shtëpi dhe makinat me kafe të vetme, na ndihmon të plotësojmë markën Starbucks në mbarë botën, “tha Johnson.

Nestle po shfrytëzon njohjen e emrit të Starbucks, me 28.000 dyqanet e saj në të gjithë globin dhe një tërheqje masive në SHBA. Nestle ka luftuar atje me vite me produktet e saj si Nespresso dhe Dolce Gusto. “Kjo aleancë globale e kafe me Nestle është një arritje e rëndësishme strategjike për rritjen e Starbucks,” tha Kevin Johnson, president dhe CEO i Starbucks.

SHKARKO APP