Netflix blen të drejtat e “Beverly Hills Cop 4” me Eddie Murphyn

Eddie Murphy do ta përsëritë rolin e detektivit Axel Foley në vazhdimin e katërt të filmit “Beverly Hills Cop”, produksionin e të cilit do ta bëjë Netflix.

Paramount kishte planifikuar ta realizonte filmin “Beverly Hills Cop 4”, mirëpo ishte tërhequr në vitin 2016 dhe tash ia ka shitur të drejtat gjigantit të ‘streamingut’.

Për herë të parë, Murphy e luajti rolin e Foleyt në vitin 1984, ndërsa e përsëriti në vitet 1987 dhe 1994.

Aktori 58-vjeçar ka marrë lëvdata këtë vit për rolin e tij në filmin e Neflix, “Dolemite Is My Name” dhe bashkëpunimi duket se do të vazhdojë.

Njëherësh, Hollywood Reporter bën të ditur se Jerry Bruckheimer, i cili ka qenë producent i dy filmave të parë, është kthyer në këtë projekt.

Beverly Hills Cop - Trailer

SHKARKO APP