Nevojat e të rinjve dhe angazhimi i të zgjedhurve vendorë
Të rinjtë perceptohen vazhdimisht si indiferentë dhe apatikë në pjesmarrjen e kontributin e tyre në problematikat e komunitetit. Po kështu dhe angazhimi i tyre në vendimarrje mbetet modest. Qëndra Trajnim Edukim Demokraci (TED) ka ndërmarrë një projekt mbi kë aspekt, titulluar. “Fuqizimi i aftësive advokuese të nxënësve dhe përfshirja e tyre në evidentimin dhe zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës në shkollat e qarkut të Korçës”. Projekti mbështetet nga Lëviz Albania dhe synon që nxënësit në bashkëpunim me stafin akademik, anëtarë të komunitetit, përfaqësuesit në senatet e shkollës dhe institucionet vendore, të jenë pjesë e procesit të ofrimit të zgjidhjeve për problematika të ndyshme që i shqetësojnë në përditshmëri. Projekti i TED-it është si një instrument që shërbyer si urë lidhesë mes të rinjve dhe institucioneve vendimarrëse vendore.
Efekti nga reforma administrativo-territoriale
Në 2014, si një nga prioritetet kyç të programit qeverisës 2013-2017, qeveria shqiptare ndërrmori reformën administrativo-territoriale. Synimi kryesor i kësaj reforme ishte
përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike vendore dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore. Por, referuar një studimi të projektit Weber, 67.3% e qytetarëve të anketuar mendojnë se administrata e qeverisjes vendore nuk i ofron shërbimet bazuar në studim të nevojave reale. Gjithashtu, një tjetër problematikë aktuale është ajo e përfshirjes në një bashki të vetme të një numri të madh komunash dhe njësive administrative të cilat paraqesin tipologji dhe problematika të ndryshme. Po ashtu përfaqësimi i qytetarëve, në veçanti të rinjve në proceset vendimarrëse mbetet i ulët.
Studime të ndryshme kanë nënvizuar mungesë të përfshirjes së të rinjëve në procese vendimarrëse që lidhen dhe impaktojnë komunitetin ku ata jetojnë. Nxënësit dhe të rinjtë kanë adresuar në mënyrë të vazhdueshnme se ende nuk ka mekanizma solide për të siguruar përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse për të përcaktuar prioritetet, sidomos në investimet e shkollave ku ato studiojnë.
Aksesi pë të influencuar në vendimmarjen e njësive vendore
Aktivistë të qendrës TED shprehen se nxënësit duke marrë pjesë drejtpërdrejt në evidentimin e problemeve në infrastrukturën e shkollave të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm publik do të mund të kërkojnë nëpërmjet një mekanizmi të ngritur prioritizimin në buxhetin e bashkisë bazuar në nevojave të tyre. Në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi të influencojnë në vendimmarjen e njësive vendore për infrastrukturën e shkollave.
Si pjesë e këtij projekti rreth 120 të rinj dhe nxënës të shkollave të mesme do të zhvillojnë aftësi advokuese nëpërmjet trajnimeve specifike. Gjithashtu nxënës të gjashtë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare do të përfshihen në proçesin e përgatitjes të buxhetit për vitin 2021-2022 dhe sigurimin e prioriteteve për investime të identifikuara.Në harkun kohor një-vjeçar projekti do të zhvillojë takime informuese me përfaqësues të senatit, komitetit të prindërve dhe mësues të secilës shkollë të mesme të përzgjedhura në Qarkun Korçë me qëllim prezantimin e projektit dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe komunitetit.
Diskutimi dhe advokimi i problematikave në shkollë dhe komunitet
Projekti synon ti japi mundësinë të rinjve të jenë pjesë në mbledhje të Këshillit Bashkiak si dhe të zhvillojnë takime me përfaqësues të Bashkive të targetuara për diskutimin dhe advokimin e problematikave të evidentuara në shkolla dhe komunitetet e tyre. Të rinjtë do të mentorohen në procesin e hartimit të shkresave pranë institucioneve vendore, në mënyrë që të adresojnë problematikat e identifikuara dhe reflektimin e tyre ne buxhetin e vitit pasardhës. Gjashtë prej projekteve më të mira do të kenë mundësi financimi dhe mbështetje nga organizata.
Përveç mbështetjes direkt, trajnimit dhe mentorimit të të rinjë që të zhvillojnë aftësi advokuese dhe lidershipi, projekti do të hartoj një raport monitorimi mbi problematikat infrastrukturore në shkollat e targetuara.
Roli dhe impakti që të rinjë kanë në identifikimin e prioriteve të institucioneve vendore dhe zbatimin e tyre në përputhje me nevojat e të rinjve dhe qytetarëve në përgjithësi është shumë i rëndësishëm në proceset demokratike dhe projekte të tilla janë katalizator dhe ndërmjetës midis këtyre targetgrupeve dhe institucioneve publike.