Nga cirku i parë te rishpikja e telefonit

1768-Philip Astley paraqet cirkun e parë modern në Londër.

1793-Jean-Pierre Blanchard është personi i parë që fluturoi me balon ajri në Shtetet e Bashkuara.

1799-Kryeministri britanik William Pitt i Riu vendos për herë të parë një taksë mbi të ardhurat, për të mbledhur fonde për financimin e luftës kundër Napolonit.

1878-U nda nga jeta Viktor Emanueli II, mbreti i Sardenjës nga viti 1849 deri më 1861. Ai u bë mbreti i Italisë së bashkuar, për herë të pare, që prej shekullit të 6-të. Italianët i dhanë atij epitetin “Ati i atdheut”.

1900-U themelua Klubi Sportiv Lazio në Romë, Itali.

1996-Ndërpritet ura ajrore humanitare për Sarajevë, ura më e madhe ajrore në historinë e aviacionit, pas bllokadës sovjetike të Berlinit. Gjatë tre viteve luftë në Bosnjë-Hercegovinë, janë kryer 13.000 fluturime humanitare, ku janë dorëzuar më shumë se 160.000 ton ndihma.

2004-Një skaf detar gome mbytet pranë gadishullit të Karaburunit, si pasojë mbetën të vdekur 28 njerëz.

2007-Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Steve Jobs, publikon iPhonin e parë. Në fjalën e tij, Jobs tha, “Kam qenë në kërkim për dy vjet e gjysmë dhe sot, Apple shpall rishpikjen e telefonit”.

SHKARKO APP