Nga fundi i vjeshtës vaksina mund të aprovohet, doktoreshë Aida Nika flet për shqiptarë të prekur në SHBA

Në një intervistë për emisonin “Byro Politike” doktoreshë Aida Nika ka folur dje për situatën  e COVID-19 në SHBA. Nika theksoi se në këtë situata mund të jetë arritur piku i pandemisë, ndërsa u shpreh se peshën kryesore e mban New York.

“Numri i parashikuar i nevojave për ventialor është arritur, përpjekja e mjekëve për ta përballuar është intensive. Ka një numër rreth 27 raste vdekjesh në stafin mjekësor. Dhe kjo javë mendohet që është java më e vështirë dhe shpresojmë që java në vijim të shënojë rënie.

A ka viktima të  shqiptarëve në SHBA?

Nika: Di që ka edhe shqiptarë të prekur, por nuk ka informacion për raste në humbje të jetëve. Po bëhen studime me 11 madikamente të ndryshme. Po targetohet përgjigja imunitare që shkakton COVID në një pacient të prekur.

Nuk besoj të ketë një kurë ekzakte për një sëmundje virale. Përgjigja  e individit ndaj një viroze nuk është e njëjtë. Besoj që një kurë e caktuar nuk është diçka e realizueshme.

Medikamentet që janë duke u studiuar janë në rritje, po përdoret momentalisht për pacientët shumë rëndë me  gjithashtu po studiohet plazma e pacientëve të cilët janë shëruar. Mendoj që vaksina kërkon  një kohëzgjatje të caktuar dhe më e mira që mund të arrihet është që vaksina të jetë e gatshme për personat me gjendje të rënduar dhe diku nga fundi i vjeshtës dhe nga pranvera tjetër të aprovohet gjerësisht. 

Deri në 30 prill ne jemi me këto masa dhe mbetet për tu parë se si do të vendoset.

/abcnews.al

SHKARKO APP