Nga Lady Gaga tek Ed Sheeran, 13 yje interpretojnë sukseset e Elton John

Del më 6 prill të këtij viti albumi i legjendës së muzikës pop, Elton John, i cili do të titullohet “Revamp”, raporton tgcom.

13 hite kult të artistit të famshëm britanik dhe bashkëautorit të teksteve të këngëve të tij, Bernie Taupin, të cilat do të interpretohen nga 13 artistë të famshëm të muzikës kontemporane.

Nga kënga “Your Song” kënduar nga Lady Gaga, tek kënga “Candle in the wind” me zërin e Ed Sheeran…

“Për mua është një kompliment i madh kur një artist, që dashuron muzikën tënde, impenjohet me të gjithë forcat për ta interpretuar”-është shprehur kantautori dhe muzikanti britanik.

“Si kantautorë, unë dhe Bernie jemi shumë të emocionuar që, artistë të cilët i duam dhe i admirojmë, vendosin të vënë zërin e tyre mbi punët tona” ka shtuar ai.

Emra të shquar i janë shtuar listës së interpretimit të albumit “Revamp” si: Coldplay, P!nk, Florence + The Machine, Mary J Blige, Miley Cyrus, Queens of the Stone Age, Lady Gaga, Alessia Cara, The Killers, Mumford & Sons, Sam Smith, Q-Tip dhe Demi Lovato

Publikimi i këtij albumi do të shoqërohet edhe me një tjetër album me titull “Restoration”, i cili do të përmbajë sukseset e Elton John të riinterpretuara nga artistë të muzikës “country”, si: Rosanne Cash, Emmylou Harris, Miley Cyrus e Willie Nelson.

SHKARKO APP