Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 14:20 Protestuesit rrihet te protesta e PD, sepse bërtiti “Rama n’burg, Berisha n’burg” Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një protestues është përplasur me disa pjesëmarrës të tjerë. Gjithçka nisi pasi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Berisha
  • Kursi i këmbimit
  • Horoskopi
  • Ergys Agasi
  • Kosova futsall
  • Ambasadori amerikan
  • Bashkimi i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga modeli virtual tek infrastruktura fizike: Durana Tech Park prezanton përvojën në Cannes

Ekonomi E enjte, 29 Tetor 2026 12:13
Nga modeli virtual tek infrastruktura fizike: Durana Tech Park prezanton përvojën në Cannes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

88 kompani rezidente, 5 në proces vlerësimi, 52% e tyre me kapital të huaj dhe rreth 750 të punësuar. Këto janë shifrat që përmbledhin zhvillimin virtual të Durana Tech Park, i cili, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ka arritur të ndërtojë një ekosistem inovacioni, duke bërë bashkë kompani shqiptare dhe ndërkombëtare nën një komunitet të përbashkët teknologjik.

Modeli i funksionimit virtual, mbi të cilin është ndërtuar ky ekosistem, e ka çuar përvojën e deritanishme të Duranës edhe në skenën ndërkombëtare. Shoqata Ndërkombëtare e Parqeve Shkencore dhe Zonave të Inovacionit (IASP), pikërisht për modelin virtual të funksionimit, ka përzgjedhur parkun teknologjik shqiptar si një nga modelet e suksesit ndër parqet teknologjike dhe shkencore nga e gjithë bota, për të prezantuar dhe ndarë përvojën në edicionin e 43-të të Konferencës Botërore të Parqeve Shkencore dhe Zonave të Inovacionit, që po mbahet nga 27 deri më 30 tetor 2026 në Cannes të Francës. Konferenca ka si mikpritës Sophia Antipolis, një prej ekosistemeve më të konsoliduara të inovacionit në Evropë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, ndërsa modeli virtual po prezantohet në arenën ndërkombëtare, Durana Tech Park po përgatitet për kapitullin e radhës: zhvillimin e infrastrukturës fizike.

Më 26 tetor 2026, në kuadër të këtij procesi, u mbajt dëgjesa e parë publike për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) të Planit të Detajuar të Zhvillimit të Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, që do të ndërtohet në Xhafzotaj, Bashkia Shijak. Dëgjesa shënon një prej hapave të nevojshëm ligjorë dhe proceduralë për realizimin e projektit, me fokus përfshirjen e aspekteve mjedisore që në fazën e planifikimit të territorit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Detajet e projektit dhe fazat e zhvillimit të Parkut u prezantuan nga drejtoresha ekzekutive e Durana Tech Park, Florensa Haxhi, ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, përshëndeti aktivitetin. Në fokus ishin aspektet mjedisore të projektit, të trajtuara nga ekspertja mjedisore e pajtuar për këtë qëllim nga Banka Botërore, në kuadër të mbështetjes që po ofron për zhvillimin e Duranës.

Mund t'ju interesojë

Presidenti i Paraguajit shkarkohet dhe vihet në arrest shtëpie pas kolapsit bankar

Presidenti i Paraguajit shkarkohet dhe vihet në arrest shtëpie pas kolapsit bankar

Para 5 orësh
Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë përfundon në mesin e 2027, lidhja me Serbinë planifikohet për 2028

Bozhinovska: Interkonektori i gazit me Greqinë përfundon në mesin e 2027, lidhja me Ser...

Para 18 orësh
Qeveria redukton TVSH-në, por sa do të ulen çmimet e ushqimeve? Ibrahimaj: Po bëjmë kontrolle

Qeveria redukton TVSH-në, por sa do të ulen çmimet e ushqimeve? Ibrahimaj: Po bëjmë kon...

Para 18 orësh

Konsultimi bëri bashkë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, bashkitë Shijak dhe Durrës, si dhe institucionet përgjegjëse për planifikimin territorial dhe infrastrukturën, si AKPT, AZHT, ARRSH, OST, OSHEE dhe operatorët e tjerë të shërbimeve publike. Në diskutime u përfshinë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, bizneseve që operojnë në zonë, përfshirë Vertigo Free Zone dhe Nexus Park Tirana, institucioneve akademike dhe komunitetit vendas.

Rreth 14 hektarë është sipërfaqja që përfshin aktualisht plani i zhvillimit të Parkut. Gjatë prezantimit u shpalos koncepti i një hapësire të integruar, ku teknologjia, kërkimi shkencor, inovacioni dhe sipërmarrja do të ndërthuren me infrastrukturën dhe shërbimet mbështetëse. Krahas karakteristikave territoriale dhe infrastrukturore të zonës, u prezantua edhe perspektiva afatgjatë e projektit, e cila përfshin shqyrtimin e mundësive për zgjerim në pronat shtetërore të Korporatës Shqiptare të Investimeve, me synimin për të krijuar një distrikt më të gjerë inovacioni.

Sa i takon ndikimit që zhvillimi i Parkut mund të ketë në mjedis dhe në komunitetin përreth, prezantimi dhe diskutimet u përqendruan te biodiversiteti dhe habitatet natyrore, përdorimi i tokës, cilësia e ajrit dhe e ujërave, menaxhimi i mbetjeve dhe ndotja akustike.

U shpalos se plani synon të sjellë përfitime përtej kufijve të Parkut, duke i shërbyer zhvillimit të të gjithë zonës, përmirësimit të infrastrukturës dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset dhe komunitetin që jeton dhe operon në territorin përreth. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përmirësimit të cilësisë mjedisore të zonës. Këto janë ndër çështjet që do të analizohen më tej gjatë procesit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për të identifikuar ndikimet e mundshme që lidhen me zhvillimin e infrastrukturës së re.

Pas kësaj dëgjese, gjatë së cilës institucionet dhe grupet e interesit do të kenë mundësinë të paraqesin vërejtjet, shqetësimet dhe rekomandimet e tyre, të cilat do të merren në konsideratë gjatë përgatitjes së Raportit Paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, procesi do të vijojë me dëgjesën e dytë publike, me qëllim përgatitjen e Raportit Përfundimtar dhe pajisjen me Deklaratën Mjedisore nga Ministria e Mjedisit.

Afati për paraqitjen e komenteve dhe rekomandimeve në këtë fazë nga institucionet, komuniteti dhe grupet e interesit është 5 nëntori 2026. Sugjerimet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected].

Kalimi nga funksionimi virtual drejt ndërtimit të infrastrukturës fizike shënon kështu një etapë të re për Durana Tech Park. Synimi është që zhvillimi i një qendre moderne të teknologjisë dhe inovacionit të ecë paralelisht me respektimin e standardeve mjedisore, transparencën ndaj publikut dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse.

Zhvillimi i Duranës po mbështetet nga ekspertiza e Grupit të Bankës Botërore. Parku është përzgjedhur si projekt pilot i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), në nismën për zhvillimin e parqeve eko-industriale në Ballkanin Perëndimor, e cila mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, është hartuar plani konceptual për zhvillimin më të gjerë të Durana Innovation District, si dhe studimi paraprak i fizibilitetit dhe plani i investimit, të përgatitur nga Ernst & Young për IFC.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Para 13 minutash

Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon
Para 1 ore

PD proteston para kryeministrisë, Berisha mungon

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve
Para 1 ore

Harta e re territoriale, rreziku i kontestimit të zgjedhjeve

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat
Para 3 orësh

TikTok akuzohet se ndihmon në promovimin e industrisë së seksit te vajzat

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 17 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama
Para 19 orësh

Nga debati i fundit për bashkimin e opozitës del një fitues politik: Edi Rama

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 16 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 6 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.