Nga Nebi Surreli te Rami Surreli
Nga Ylli Dylgjeri –
Surrelin shqiptarët e kanë njohur si një fshat
të varfër rrëzë Dajtit, në lindje të Tiranës. Më tej, në vitin 1975, Surrelin e njohëm përmes personazhit të filmit “Rrugicat që kërkonin diell” të regjizorëve Saimir Kumbaro & Rikard Ljarja, me skenarist Dhimitër Xhuvani. Përmbajtja e filmit flet për një personazh të quajtur Nebi Surreli i cili sëbashku me nënën jetonin në vafëri të plotë. Duke kërkuar mundësi të ndryshme për të mbijetuar, punon si shpërndarës gazetash, traktesh, hamall, dhe si transportues qymyri. Nebi Surreli njihet në luftën e Tij me njësitin guerril dhe aty kontribuon
për ekzekutimin e Gani Herrit, tregtarin e qymyrit i cili është edhe spiun i fashisteve…
Do kalonin vite e vite, do të ndryshonte regjimi, dhe
më pas shqiptarët do ta njihnin sërisht Surrelin nga nga një personazh tjetër. Ky është Edi Rama ose Ramiu i Surrelit, i cili pasi punoi baltën, vizatimin, emigroi në perëndim. Pasi u kthye, me ndihmen e politikës, Ramiu sot jeton me familjen në një vilë allasoj, në zengjinllëk të plotë në Surrel. Duke vepruar me pasion me intrigë e djallëzi, Ramiu sot punon si Kryeminister, ku shpërndan lajme, para, panik, transporton apo ka lidhje të mbyllura për transporte në formë bari apo mielli…etj.
Rami Surreli ndryshe nga Nebi Surreli është mik i italianeve dhe njihet për luftën e Tij me kundërshtarin duke kontribuar për ekzekutimin e tyre moral e politik.
Deri me sot Surreli ka qëne një fshat i qetë e i
patrazuar në jeten sociale e politike, por siç thote shkrimtari i madh grek Kazanzaqis, në Ballkan, çdo fshat ka te çmëndurin e vet, edhe po nuk e pati, e bën.
Ndaj, Surreli sot është nje fshat i kompletuar.