Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga nesër stuhi ere e ulje e ndjeshme e temperaturave, meteorologia: Ja ku pritet të bjerë borë, parashikimi për javën

Magazinë E hënë, 3 Shkurt 2020 11:30
Nga nesër stuhi ere e ulje e ndjeshme e temperaturave, meteorologia: Ja ku pritet të bjerë borë, parashikimi për javën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditë me temperatura të ulëta, stuhi e ere e reshje bore në 90% të territorit. Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme. Meteorologia Lajda Porja në një lidhje me News24 ka dhënë një informacion të hollësishëm për motin që pritet këtë javë që ndryshe nga këto ditë të ngrohta, pritet të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave për shkak të masave ajrore që vijnë nga Poli i Veriut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Shkurti është futur me temperatura goxha të larta këto ditët e para, deri në vlerën 19 gradë, janë gati 7 gradë më të larta. Pritet të ketë një ndryshim të situatës duke filluar që nga mesdita e së martës, pra që nesër ne presim që të kemi futjen e masave ajrore të cilat vijnë nga Poli i Veriut drejt Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Parashikohet në fakt që në mbrëmjen e së martës dhe mëngjesi i së mërkurës që do jetë edhe më e ndjeshme pritet të kemi rënie drastike të temperaturave. Këto masa ajrore pritet të qëndrojnë gati një javë, pasi deri ditën e diel mbetemi në ndikimin e tyre. Pritet të kemi dhe një paqëndrueshmëri. Pasditja e së martës gjatë natës dhe mëngjesi i së mërkurës sjell edhe reshje në territor. Meqenëse kemi dhe rënie të temperaturave duke bërë që i gjithë territori, duke përfshirë dhe një pjesë të bregdetit do jetë në vlera negative të gjitha reshjet që do bien do jenë reshje dëbore. 90% e territorit do ketë reshje dëbore, ku më problematike situata do paraqitet në zonat lindore, kryesisht në verilindje, ku pritet që në zona të thella të kemi dhe 40-50 cm dëborë, ndërkohë pjesa tjetër e territorit, përfshirë edhe zonën e ulët pritet që të shikohen flokë dëbore dhe në sasi më të pakta. Madje pritet që të ketë edhe një pjesë e Jugut, pra Llogaraja, të gjitha zonat malore jugore do kenë reshje dëbore por mund të vërehen flokë dëbore edhe në bregdetin e Vlorës apo Sarandës, më e rrezikuar kjo gjatë natës së martë dhe paraditja e së mërkurës”, tha meteorologia Porja.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Sipas saj, edhe në Tiranë mbetet i rrezikuar i gjithë territori edhe kryeqyteti, sidomos periferia e mali i Dajtit. Por ajo vuri theksin tek stuhitë e erës që do prekin vendin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duke qenë se reshjet do qëndrojnë shumë pak, sasia e tyre do jetë e papërfillshme, pasi reshjet do jenë gjatë natës së martës dhe vetëm deri në orën 12:00 të ditës së mërkurë. Më pas do kemi përmirësim të motit për sa i përket reshjeve. Problematike do jenë temperaturat deri të dielën dhe do ketë një përmirësim nga e diela dhe në vijim.

Ajo që dua të theksoj është se ne presim që të ketë stuhi të fuqishme të erës, të cilat do fillojnë që mbrëmjen e së martës e do jenë prezentë deri të premten. Madje në pjesën më të madhe të kohës era do të jetë me 70-80 km në orë, ndërkohë në brigjet detare do ketë momente që do e kalojë edhe 100 km në orë, kjo kryesisht duke sjellë edhe probleme në trafikun detar. Stuhitë e erës parashikohen që të jenë të martën, të mërkurën dhe të enjten. Ditën e premte presim një ulje të intensitetit të shpejtësisë së erës por këto 3 ditë pritet të jenë problematike jo vetëm në bregdet por edhe në territor”, tha Porja.

Ajo shpjegoi më tej se parashikohet që kjo javë të shënojë temperaturat më të ulëta deri më tani në dimër.

“Kemi pasur një janar shumë të ngrohtë. Pritet që vlerat minimale të ulen në -9, -10 në zonat verilindore e juglindore, në zonat e thella mund të jenë dhe më të ulëta. Megjithëse pjesa e parë e shkurtit do jetë me ditë të acarta dimri, parashikohet që pjesa e dytë të jetë disi më e ngrohtë. Dita e enjte dhe dita e premte, dy ditët më të ftohta të javës dhe më pas kemi një rritje të lehtë në fundjavë, më e ndjeshme do jetë nga e hëna dhe java tjetër. Këto masa ajrore që vijnë drejtpërdrejt nga Poli i Veriut përfshijnë gjithë rajonin, nuk do jetë vetëm Shqipëria. Edhe Greqia do jetë problematike për erën dhe temperaturat e ulëta. Problematike mbetet era për gati 3 ditë me një shpejtësi goxha të fuqishme, sidomos në bregdet. Do kemi problem 2-3 ditë temperatura ekstremisht të ulëta, ku edhe në zonat e ulëta apo në kryeqytet mund të shënohet vlera -2, -3 gradë. Do kemi reshje dëborë, ku problematike mbetet verilindja, Kukësi, Puka, Bulqiza si dhe Juglindja ku shkon në zona të thella edhe 50 cm”, u shpreh meteorologia e njohur.

Etiketat e lidhura

Lajda PorjaMeteorologia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.