Nga pornostare, në predikuese të fesë – evoluimi i Brittni De La Moras

Njëra ndër aktoret më të njohura në botë e filmave për të rritur, ka tashmë një jetë të re si predikuese.

Ajo është Brittni De La Mora, e cila ka nisur predikimet e fesë katolike në Kishën e San Diegos, ShBA.

Gjashtë vite pasi hoqi dora nga pornografia, Brittni thotë se më në fund ka arritur të gjejë paqe me Zotin.

“Fitoja shumë me pornon në një periudhë të caktuar kohe. Bëja 30 mijë dollarë në muaj sepse punoja çdo ditë. Kisha një makinë të re nga Mercedesi dhe kisha çdo çantë Louis Vuitton, këpucë të Christian Louboutin e shumë të tjera si këto” është shprehur ajo.

Profesioni i saj i mëparshëm i kishte sjellë asaj varësi nga droga dhe plot probleme tjera.

“Nuk paguaja dot qiranë, pasi shpenzoja për drogë. Në fillim kokainë, më pas u bëra e varur nga heroina”, kujton Brittni De La Mora.

Ish-aktorja e filmave për të rritur tregon se, pasi ka shkuar një vit rregullisht në kishë, ajo u dashurua me predikuesin Richard De La Mora, me të cilin më pas edhe u martua.

SHKARKO APP