“Nga tastiera e kompjuterit te çarçafët e krevatit” – Sa shpesh duhet t’i pastroni gjërat

Gjatë qëndrimit në shtëpinë tonë ka rreth 7000 lloje të ndryshme bakteresh që fluturojnë rreth shtëpisë suaj, dhe e gjithë kjo gjendet në pluhur.

Rrjeti i pasur dhe kompleks i papastërtive, viruseve dhe polenit që lundron rreth nesh nuk është i gjithi i keq.

Janë pikërisht disa lloje mikrobesh që na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të fortë.

Por megjithatë, është mirë të mbani nivelet e mikrobeve në kontroll brenda shtëpisë suaj.

Disa artikuj shtëpiak kanë nevojë për një fshirje të mirë çdo ditë, ndërsa të tjerë bëjmë mirë t’i pastrojmë një herë në javë apo në muaj.

Më poshtë do të gjeni një regjim të përsosur për pastrimin e shtëpisë për të mbajtur gjithçka nën që zotëroni pastër pa u lodhur.

1.Sfungjeri i enëve është ndër gjërat më të pista që zotëroni. Mikrobiologët thonë se ju duhet ta zëvendësoni atë një herë në javë.

2.Fshijeni telefonin tuaj çdo ditë

3.Ne shpenzojmë rreth 1 të tretën e jetës sonë duke u rrotulluar nëpër çarçafë. Shkenca thotë se ndërrimi i tyre çdo javë është më e mira

4.Tualeti ka një reputacion tmerrësisht të keq por mikrobiologët thonë se wc-ja është një nga vendet më të pastra në shtëpinë tuaj.

5.Peshqirët shpesh nuk thahen plotësisht përpara se ne t’i përdorim përsëri, gjë e cila I bën ato një vend të përsosur për rritjen e baktereve. Lajini ato një herë në tre përdorime.

6.Kur bëhet fjalë për mikrobet, lavamani është vendi i dytë më i pisët i shtëpisë suaj. Dezinfektojeni një apo 2 herë në jave, sidomos nëse e keni përdorur për të mbajtur mishin.

7.Pastroni tastierën e kompjuterit tuaj një herë në disa ditë, është vend edhe më i pisët se tualeti juaj.

8.Mos e lani fytyrën tuaj më shumë se dy herë në ditë

9.Merrni pluhurat, fshini dhe lani dhe dyshemenë tuaj të paktën 1 apo 2 herë në javë

10.E fundit por jo më e rëndësishmja larja e duarve tona, e cila duhet të bëhet sa më shpesh pasi është burimi kryesor i sëmundjeve.

SHKARKO APP