Ngacmimet seksuale në punë, Ema Andrea rrëfen eksperiencën e saj: Ku është gabimi im

Jetojmë në një botë ku gratë vazhdojnë të vuajn nga ngacmimet seksuale dhe paragjykohen nga njerëzit.  Ato fshihen, mbyllin gojën para njerëzve dhe vazhdojnë jetën duke  vuajtur të vetme me plagën që kanë në shpirt, per hir të fjalëve të njerëzve dhe paragjykimeve.

Bazuar në eksperiencën e saj, Ema Andrea në një intervistë për “Deutche Welle” ka treguar të gjithë historinë dhe shumica e grave do e gjejnë veten në këtë rrëfim.

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë. Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale? Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsiderimi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”- thotë ajo.

Ky rrëfim i Emës vlen për t’iu kujtuar që Jo! Nuk është faji yt! Ti nuk ke bërë asgjë! Ti duhet të flasësh

SHKARKO APP