Ngjitet 900 m pa litar (FOTO)

Alex Honnold ngjiti shkëmbin e thepisur të Yosemite në Kaliforni, pa litar në 900 metra lartësi. Ajo që ka bërë “El Capitan” Alex nuk e bëjnë dot të gjithë.

U deshën 8 vite ëndërr, 1 vit e gjysmë përgatitje, një përpjekje e dështuar dhe tani në moshën 33-vjeçare, të arrinte në majën e shkëmbit ikonë.

“Free Solo” është dokumentari i ri që do të tregojnë një nga eksperiencat më të bukura që dëshmojnë se çfarë është i aftë njeriu të bëjë. Një eksperiencë të tillë nuk e ka përjetuar njësoj e dashura e Alex, e cila me lot në sy ka pritur për 3 orë e 56 minuta derisa Alex të ishte i sigurtë.

SHKARKO APP