Ngrohja globale “kërcënon” birrën!

Kjo situatë po bëhet serioze. Në mbarë botën, gjatë dekadave të ardhshme, sasia e birrës do të rrallohet dhe në këtë mënyrë do të bëhet edhe më e shtrenjtë për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu. Sipas një studimi së fundmi, prodhimi i elbit, i cili është edhe përbërësi kryesor i birrës, ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm, sepse thatësirat e mëdha dhe ekstremet e nxehtësisë do të bëhen më të shpeshta me ndryshimet klimatike. Humbjet mesatare të prodhimit (të elbit) variojnë nga 3 për qind në 17 për qind, në varësi të ashpërsisë së kushteve.

“Kushtet e klimës dhe si pasojë edhe ato të çmimeve në të ardhmen mund ta bëjnë blerjen e birrës të papërballueshme për qindra miliona njerëz në mbarë botën”, -tha bashkë autorja studimore Nathan Mueller nga Universiteti i Kalifornisë Irvine. Ky është studimi i parë që përcakton ndikimin e ndryshimeve klimatike në birrë, pijen alkoolike më popullore në botë. Hulumtuesit përdorën modele kompjuterike për të parashikuar efektet e mundshme të klimës ekstreme në prodhimin e elbit në 34 rajone në mbarë botën. Ata shqyrtuan efektet e rënies së furnizimit me elb dhe çmimit të birrës në çdo rajon sipas disa skenarëve të klimës.

Mesatarisht, çmimet e birrës ka gjasa të dyfishohen, ndërsa elbi bëhet më pak i disponueshëm, sipas studimit. Një nga vendet më të prekura do të ishte Irlanda – ku çmimet e birrës mund të rriteshin 338 për qind deri në vitin 2099. Sa i përket konsumit, sasia globale e birrës së konsumuar mund të bjerë deri në 16 për qind. Në skenarin më të keq, në vendet ku elbi rritet – duke përfshirë Europën, Australinë dhe stepat aziatike – ishin parashikuar të përjetonin thatësira më të shpeshta dhe valë të nxehtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mundësia e kushteve të motit që dëmtojnë prodhimin e elbit do të rritet nga rreth një dekadë përpara vitit 2050 tregoi hulumtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?