Nicole Kidman: Edhe Hollivudi, i padrejtë me femrat

Femrat janë më të diskriminuara në punë, kudo, edhe në SHBA, madje edhe në aktrim. Nicole Kidman mendon se Hollivudi nuk është një “vend ku mund të luash”. Aktorja 47-vjeçare, e cila është e martuar me këngëtarin Keith Urban, ka folur rreth diskriminimit ndaj femrave, duke thënë se femrave u jepen shumë pak mundësi për të treguar talentin e tyre.

Kidman është shprehur: “Ne po punojmë të gjitha së bashku për ta ndryshuar këtë gjë, pasi kjo është ajo çfarë kemi nevojë. Ne duam vetëm të vendosim kamerat në duart e vajzave dhe të rrisim besimin tek to në mënyrë që të ndjehen të fuqishme”.

Aktorja gjithashtu ka bërë një lutje për femrat, të cilat aspirojnë një karrierë në industrinë e kinematografisë, duke u kërkuar të rrezikojnë, të ngrenë zërin dhe të respektojnë veten e tyre.

 

SHKARKO APP