Nis edicioni i XIII i Festivalit Tipologjik i këngës popullore qytetare

I cilësuar si një nga aktivitetet kryesore të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike ky festival synon ruajtjen e vlerave folklorike të këngës qytetare.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini e vlerësoi rikthimin e Festivalit në vendin e origjinës.

Në edicionin e sivjetshëm do të konkurojnë edhe këngëtarët e rinj, të cilët përçojnë këngën qytetare. Për herë të parë ky festival do të vijë me çmime në nder të tre figurave të mëdha si çmimi “Isuf Myzyri”, “Luçie Miloti” dhe “Laver Bariu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë edicion do të marrin pjesë grupe folklorike nga Berati, Kavaja, Lushnja, Peshkopia, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Pogradeci. Gjithashtu ky festival do të përshëndetet edhe nga grupet folklorike të Gjakovës, Gjilanit dhe Tetovës. Për 3 ditë radhazi publiku elbasanas do të shijojë tingujt e kësaj muzike në Teatrin “Skampa”. Pjesë e këtyre grupeve janë figura të shquara të muzikës popullore qytetare si: Bujar Qamili, Mukades Çanga, Elida Koreshi, Valbona Hekurani, Floresha Debinja, Lirim Hoxha, Rozeta Paçuku, Agim Skara etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?