Nis java më e nxehtë e verës

Prej kësaj të hëne ka filluar java më e nxehtë që nga fillimi i verës së këtij viti. Sinoptikanët thonë se presioni i lartë do të çojë në dominim të kohës me diell dhe të nxehtit në të gjithë rajonin.

Sipas parashikimeve shirat në këtë javë, parashikohen të jenë të pakta, të kufizuara në ndonjë stuhi e lehtë, kalimtare.

Ditë pas dite i nxehti do të intensifikohet edhe gjatë natës, me vlera që në agim nuk do të arrijnë të zbresin nën 25 gradë.

Era nuk do të mungojë, pasi do të vijë nga veriu i Ballkanit, pavarësisht se do të jetë e dobët dhe në përgjithësi temperaturat do të shkojnë jo më shumë se 35 gradë në rajone të ndryshme.

SHKARKO APP