Nis “Mural Fest”, Tirana pjesë e një shpërthimi të vërtetë ngjyrash dhe stilesh

Tirana do të bëhet pjesë e një shpërthimi të vërtetë ngjyrash dhe stilesh të ndryshme. Ka nisur në kryeqytet “Mural Fest”, projekt që lindi si fryt i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe.

Deri në 3 qershor kryeqyteti shqiptar do të presë një grup artistësh urbanë me famë ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilëve vjen nga Italia. Të tjerë artistë do të vijnë nga Serbia, Franca dhe Uruguai për t’i dhënë një fytyrë të re hapësirave urbane të qytetit.

Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike, ndërkohë që kryeqyteti shqiptar, Tirana, po merr sërish ngjyra duke rrezatuar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?