“Nis propaganda e paguar për hapjen e kufijve ndaj refugjatëve islamikë”
Vërshimi i një fluksi të mundësh emigrantësh sirianë drejt Shqipërisë për shkak të hapjes së kufijve nga Turqia ishte në fokus të emisionit të sotëm “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Ka nisur një fushatë në media, televizion, portale dhe disa gazeta me qëllim që të krijojnë në opinion idenë se ardhja e pritshme e refugjatëve nga vendet islamike për të cilët përdoret fjala ombrellë refugjatë sirianë, por ata deklarohen të gjithë për të fituar statusin e refugjatit të luftës. Ata janë nga shumë vende të varfra të votës islame nga Pakistani, Bangladeshi, Iraku, Briri i Afrikës etj.Këta gazetarë dhe drejtues emisionesh kanë marrë përsipër të bëjnë detyrën që ta bëjnë këtë si të pranueshme. Kjo pritet të ndodhë për shkak se Turqia ka hapur kufijtë e saj drejt vendeve të Europës.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit: