Nis sot në Prishtinë Festivali Ndërkombëtar për Film dhe Teatër Skena UP
Drejtoresha e Festivalit, Hana Çena, tha se “në këtë edicion kanë aplikuar rreth 400 filma nga disa shkolla të ndryshme të Evropës dhe botës. Për ne ka qenë më e vështirë, sepse konkurrenca ka qenë më e madhe sesa e viteve të kaluara”.
Sipas saj, festivali do të zgjasë deri më 7 dhjetor. Jurinë e Filmit do të përbëjnë, dramaturgu dhe shkrimtari amerikan Harold Apter, regjisorja kosovare Kaltrina Krasniqi dhe shkrimtarja nga Shqipëria, Natasha Lako.
Programit të filmave i shtohet edhe kategoria e filmave kombëtarë, me prodhimet e fundit të fakulteteve të arteve nga Kosova dhe rajoni. Këta filma do të garojnë këtë vit për Çmimet Filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare dhe Filmi më i mirë në kategorinë kombëtare dhe për
Çmimin Regjisori më i mirë. Ndërsa aktorët e filmave kombëtarë do të jenë në garë së bashku me ata të shfaqjeve për çmimet aktorja më e mirë dhe aktori më i mire.