Nis “Tetori gjerman”, Hoffman: Sukses i padiskutueshëm

Ambasada gjermane çeli siparin e aktiviteteve te "Tetorit Gjerman" në Shqipëri. Për të nëntin edicion radhazi, edhe këtë fillim vjeshte, ambasadori gjerman e cilësoi programin si sukses të padiskutueshëm.

"Ideja qendrore e tetorit gjerman është një ide konkrete, pikërisht bërja bashkë e njerëzve nga vende të ndryshme, lidhja dhe zgjerimi i rrjeteve të këtyre lidhjeve, si dhe të mësojmë më tepër për njëri-tjetrin dhe rreth njëri-tjetrit", tha Helmut Hoffman, ambasadori gjerman në Tiranë. 

Javët gjermane të këtij viti organizohen nën moton "25 vjet ribashkim i Gjermanisë, 25 vjet transformim në Shqipëri". Teatër, filma, muzikë, forume diskutimesh dhe ekspozita, plotësojnë panoramën e programit të nëntë të Tetorit gjerman në Shqipëri, një traditë e mirëfilltë që do të na shoqërojë përgjatë dy javëve të para të këtij muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?