Nishani: Akademiku Zef Mirdita, shkencëtar i rrallë e historian i devotshëm
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Zef Mirdita. Ja mesazhi i tij:
“E nderuara familja Mirdita,
Me dhimbje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Zef Mirdita.
Profesor Mirdita ishte një shkencëtar i rrallë, historian i devotshëm, njeri i shquar i letrave dhe i kulturës sonë kombëtare.
Para pak ditësh, në prag të ikjes së tij nga kjo botë Profesor Mirdita, na e la si amanet librin e tij të fundit historik “Dardanët dhe Dardania në antikë “.
Brezat e ri të studiuesve dhe historianëve do të kenë shumë të mësojnë nga vepra e Akademik Zef Mirdita.
Shpirti i Profesor Zefit, u prehtë në parajsën e përjetshme!”, – thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kreut të shtetit shqiptar.