Nishani dekoron ilirologun dhe akademikun Aleksandar Stipćević
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ilirologun e njohur me përmasa botërore, arbëreshin nga Arbanasi-Zare (Kroaci), Akademikun Aleksandar Stipćević.
Ceremonia e dekorimit u zhvillua sot në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të komunitetit shqiptar si dhe Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi dhe mikpritësi, Ambasadori i Shqipërisë, Ilir Melo, Prof.Zef Mirdita, etj.
Dekorata iu dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Florjan Nuri dhe Këshilltari i Presidentit për Rajonin, Flamur Gashi.
Në ceremoninë zyrtare të dekorimit morën pjesë dhe tre djemtë e Profesorit si dhe zonja Stipćević e cila në fjalën e saj, shprehu konsideratën më të lartë për Kreun e Shtetit shqiptar, Presidentin Nishani si dhe për popullin shqiptar për vlerësimin që iu bë Profofesorit Stipćević/ Ajo ndër të tjera theksoi: “para dy ditësh e lajmërova në spital Shandrin (Aleksandrin) për Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, dhe ai me lot në sy më tha: “Sa krenar do të ndihen me mua edhe në Shqipëri, tani arbanasit e mi”.