Një analizë shifrash/ Çfarë ka ndodhur me COVID-19 në Shqipëri, ditë pas dite, në këto 3 javë?
Që prej datës 9 mars 2020 e deri në ditën e sotme, numri i personave të konfirmuar me COVID-19 ka pësuar rritje të ndjeshme, megjithatë tendenca rritëse duket në nivele të kontrolluara duke mos pësuar deri më tani ndonjë shpërthim.
Nga konfirmimi i 2 rasteve të para me 9 mars, deri më tani numri ka arritur në 223 raste. Ajo që duhet evidentuar është se strategjia e ndjekur nga autoritetet shëndetësore të vendit është ajo e këputjes së zinxhirit të infeksionit dhe e hetimit epidemiologjik.
Pra, strategjia e ndjekur nuk është ajo e testimit në masë po ajo e testimit të rasteve të dyshuara dhe në momentin që konfirmohet rasti, atëhere bëhet hetimi lidhur me kontaktet që personi ka pasur dhe si rrjedhojë më pas bëhen testime dhe karantinimi i personave në mënyrë që të mos përhapet më tej infeksioni.
Nga ana tjetër, janë marrë një serë masash që ndikojnë në frenimin e përhapjes së virusit, duke mos lejuar grumbullimet dhe lëvizjen e lirë.
Edhe vetë infeksionistët dhe autoritetet shëndetësore e pranojnë se shifra e personave me COVID-19 mund të jetë më e lartë në popullatë pasi shumë njerëz mund ta kalojnë pa pasur simptoma ose me simptoma shumë të lehta, duke mos pasur nevojë që të paraqiten në ambientet e strukturave shëndetësore të vendit.
https://www.facebook.com/televizioniscan/videos/220218439200413/
Po si kanë evoluar deri më tani rastet e COVID-19 në Shqipëri, referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë:
9 mars- Konfirmohen rastet e para me COVID-19 në Shqipëri
65 testime
2 pozitive
10 mars- Konfirmohen 8 raste të reja
114 testime
10 raste pozitive
11 mars-Konfirmohen 5 raste të reja
241 testime
15 pozitive
12 mars –Konfirmohen 8 raste të reja
298 testime
23 raste pozitive
13 mars-Konfirmohen 10 raste të reja
457 testime
33 raste pozitive
14 mars-Konfirmohen 5 raste të reja
505 testime
38 raste pozitive
15 mars-Konfirmohen 4 raste të reja
532 testime
42 raste të konfirmuara
16 mars-Konfirmohen 9 raste të reja
563 testime
51 raste të konfirmuar
17 mars-Konfirmohen 4 raste të reja, shënohet viktima e parë
605 testime
55 raste të konfirmuar
Konfirmohet viktima e parë
18 mars-Konfirmohen 4 raste të reja, shënohet viktima e dytë
665 testime
59 raste të konfirmuar
Shkon në 2 numri i viktimave
19 mars-Konfirmohen 5 raste të reja
697 testime
64 raste të konfirmuar
20 mars-Konfirmohen 6 raste të reja
732 testime
70 raste të konfirmuar
21 mars-Konfirmohen 6 raste të reja
778 testime
76 raste të konfirmuar
22 mars-Konfirmohen 13 raste të reja
811 testime
89 raste të konfirmuar
23 mars-Konfirmohen 15 raste të reja, shënohen 2 viktima të tjera
853 testime
104 raste të konfirmuar
Shkon në 4 numri i viktimave
24 mars-Konfirmohen 19 raste të reja, shënohet 1 viktimë tjetër. Nisin shërimet e para
930 testime
123 raste të konfirmuar
Shkon në 5 numri i viktimave
10 pacientë të shëruar
25 mars-Konfirmohen 21 raste të reja, rritet me 7 numri të të shëruarve
1041 testime
146 raste të konfirmuar
17 pacientë të shëruar
26 mars-Konfirmohen 28 raste të reja, rritet me 2 numri i viktimave
1144 testime
174 raste të konfirmuar
Shkon në 6 numri i viktimave
27 mars-Konfirmohen 12 raste të reja, rritet me 3 numri i viktimave. Rritet me 14 numri i të shëruarve
1246 testime
186 raste të konfirmuar
Shkon në 9 numri i viktimave
31 pacientë të shëruar
28 mars-Konfirmohen 11 raste të reja, shënohet një viktimë tjetër. Numri i të shëruarve rritet me 2
1325 testime
197 raste të konfirmuara
10 pacientë kanë ndërruar jetë
33 pacientë të shëruar
29 mars-Konfirmohen 15 raste të reja. Nuk shënohen viktima. Numri i të shëruarve rritet me 7
1436 testime
212 raste të konfirmuara
10 pacientë kanë ndërruar jetë
40 pacientë të shëruar
30 mars-Konfirmohen 11 raste të reja. Rritet me 1 numri i viktimave
1526 testime
223 raste të konfirmuara
11 viktima
Burimi: Material i përgatitur nga portali SCAN