Një burrë është më i shëndetshëm në një martesë ku gruaja ankohet
Një studim i fundit zbuloi se burrat që janë në një martesë “të keqe” kanë një rrezik më të ulët të diabetit sesa ata që janë në një martesë të lumtur.
1,228 çifte morën pjesë në sondazhe, gra dhe burra të martuar midis moshës 57 dhe 84-vjeç. Pjesëmarrësve iu bënë pyetje në lidhje me martesën e tyre dhe marrëdhëniet me bashkëshortin e tyre dhe u morën mostra laboratorike.
Kur analizuan të dhënat e marra, studiuesit zbuluan se si një martesë e mirë apo e keqe ndikon në shëndetin e bashkëshortëve dhe shansin e tyre për të marrë diabet.
Gratë që thanë pesë vjet pas testit të parë se ishin në një martesë më të mirë, kishin një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2.
Ajo që është e çuditshme dhe interesante është se e kundërta ka ndodhur me burrat. Ata burra, të cilët pesë vjet pas testit të parë thanë se martesa e tyre ishte përkeqësuar dhe se gratë shpesh ankoheshin tek ata, gjithashtu kishin një rrezik shumë të ulët të diabetit të tipit 2.